Lajme

Haradinaj: Sunduesve i pengon liria e shprehjes dhe liria e mediave

By GAZETA SCANNER 1

May 03, 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave.

“Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë! Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, reflektojmë mbi rëndësinë e lirisë së fjalës dhe lirisë së medias”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sunduesve i pengon liria e shprehjes, liria e mediave!

Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë! Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, reflektojmë mbi rëndësinë e lirisë së fjalës dhe lirisë së medias.

Shqetësues mbetet qasja e eksponentëve të pushtetit me sulmet e orkestruara që i bëjnë mediave dhe tendenca për kontroll ndaj tyre, duke shënuar regres alarmant sa i përket lirisë së medias, i vërtetuar edhe nga raportet e instituicioneve kredibile ndërkombëtare.

Qëndrojmë krah medias, në mbrojtje e respekt ndaj fjalës së lirë!