Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit hidrometeorlogut të njohur Sylë Tahirsylaj.
Haradinaj ka vlerësuar lartë profesorin e familjeen e tij.
I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të ekspertit të hidrometeorologjisë, profesorit Sylë Tahirsylaj.
Sylë Tahirsylaj, vjen nga një familje atdhetare që u dëshmua në shumë breza. Kisha nderin t’i ndaj medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare. Profesori Tahirsylaj do të kujtohet si njeri i urtë e atdhetar, profesionist e i dashur për të gjithë.
Ngushëllime familjes Tahirsylaj, kolegëve të profesionit dhe gjithë atyre që e njohën!
U prehsh në paqe, profesor!