Ballina

Haradinaj: S’guxojmë të largohemi nga aleatët

By GAZETA SCANNER 1

September 01, 2023

N’Konak, të Rahovecit apo ndryshe tek shtëpia e verës, sot ka filluar festa tradicionale e vjeljes së rrushit, me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”, me edicionin e 22-të për këtë vit.

Në ceremoninë hapëse i pranishëm ka qenë, edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lideri i AAK-së ka njoftuar se gjatë fjalimit të tij në “Hardh Fest”, u ka shprehur falënderim vreshtarëve dhe afaristit shqiptar në Amerikë, Rrustem Gecaj, për investimet e tij në Kosovë.

“Kjo është një dëshmi që bashkëpunimi e investimet e përbashkëta janë storie suksesi që çojnë vendin përpara”, është shprehur Haradinaj.

Ish-kryeministri është shprehur tutje se “si Kosovë, i kemi disa synime pa të cilat do te kemi vështire ta zhvillojmë çdo sektor të vendit”.

Nga Rahoveci, Haradinaj ka thënë se synimi i Kosovës është anëtarësimi në institucionet euro-atlantike.

“Për të arritur këtë qëllim nuk guxojmë të largohemi nga aleatët tanë, por duhet të afrohemi me ta që ta kenë besimin tek ne që bashkërisht t’i arrijmë objektivat”.