Ballina

Haradinaj reagon ashpër për librat e nxënësve: Kur është boll për Albin Kurtin?

By GAZETA SCANNER 1

August 23, 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është detyrë e Qeverisë që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se justifikimet për këtë “dështim” janë “qesharake”.

“Çfarë faji i kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore. Sikur nuk u mjaftoi poshtërimi që i’u bënë mësimdhënësve me paga.” – ka shkruar tutje ai.

Në fund, Haradinaj ka pyetur: “Kur është boll për Kurtin?!”.

Postimi i plotë:

Është detyrë e Qeverisë dhe e askujt tjetër që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës. Çdo justifikim për këtë dështim është qesharak. Çfarë duhet të ndodh tjetër që Kurti ta kuptojë që ai dhe qeveria e tij janë kthyer në dëm për Kosovën?

Çfarë faji i kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore. Sikur nuk u mjaftoi poshtërimi që i’u bënë mësimdhënësve me paga.

Kur është boll për Kurtin?!