Ballina

Haradinaj pyet Kurtin: Pse u gjete i mbuluar me batanije në makinën e agjentëve serbë më 2004

By GAZETA SCANNER 1

June 04, 2024

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi kryeministri, Albin Kurti e quajti të montuar publikimin e bisedës në mes të shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe të sanksionuarit të SHBA-së, Milan Radojiçiq.

Haradinaj i ka thënë Kurtit se ende s’është përgjigjur se si pas lirimit nga burgu, më 17 janar 2004 ishte gjetur i mbuluar me batanije në makinën me agjentët serbë, Gollub e Bodan Donqiq.

Tutje, Haradinaj e ka pyetur Kurtin se pse ka kërkuar partneritet me Radojiçiqin, kur e ka ditur se ka qenë i ndjekur nga organet e rendit që nga viti 2018 dhe i sanksionuar nga SHBA prej dhjetorit 2021.