Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se porosia e tiij për të gjithë është që të punojmë së bashku, që Kosova të anëtarësohet në NATO.
Këtë ai e tha teksa ka në New York ka takuar figura të komunitett shqiptaro-amerikan.
“Vizita ime në Neë York po shënohet me takime të rëndësishme me komunitetin shqiptaro-amerikan, komunitet i cili vazhdimisht e mbështet Kosovën dhe është një urë e fortë mes vendit tonë dhe Amerikës. Pata kënaqësinë të takoj shumë bashkatdhetarë, përfshirë miqtë e mi të vjetër Rrustem Gecaj dhe Harry Bajraktari, të cilët kanë qenë shtyllë e fortë e kauzës sonë kombëtare në ShBA. Këta bashkëatdhetarë, së bashku me shumë të tjerë, kanë investuar në Kosovë, duke hapur vende pune dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Jam thellësisht mirënjohës për Rrustemin, djalin e tij Avdiun, Harryn dhe të gjithë vëllezërit tanë shqiptaro-amerikanë që vazhdojnë të jenë zëri ynë i fuqishëm në botë. Porosia ime për të gjithë, të punojmë së bashku, që Kosova të anëtarësohet në NATO”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.