Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur për zgjedhjet parlametare që pritet të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.
Ai ka thënë se janë duke punuar që t’i fitojnë zgjedhjet.
Në një intervistë në RTV Dukagjini, Haradinaj ka thënë se gara e AAK-së do të jetë me Vetëvendosjen.
“Jemi duke punuar që t’i fitojmë zgjedhjet, që të dalim partia e parë. Luftën do e kemi me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi shpresuar edhe ne si qytetarët për ndryshim, por i lus qytetarët që mos të mashtrohem dy herë.” – ka thënë ai.
Kujtojmë se tashmë është caktuar data e zgjedhjeve dhe ato pritet të mbahen më 9 shkurt 2025.