Lajme

Haradinaj: Përulemi para trimërisë së Tahir e Nebih Mehës

By GAZETA SCANNER 1

May 13, 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 43 vjetorin e  rënies ka kujtuar heroizmin e familjes Meha në Prekaz.

Haradinaj ka thënë se ata ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave.

“Në 43-vjetorin e rënies, kujtojmë heroizmin e familjes Meha në Prekaz. Me nder e respekt, përulemi para trimërisë së Tahir e Nebih Mehës, që ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave.

Rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut, e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut, sakrificë që u kurorëzua me liri dhe shtet të pavarur.

Lavdi të gjithë trimave të Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.