Lajme

Haradinaj për Presidentin Rugova: Mes fjalëve dhe veprave të tij, s’ka pas ndryshim

By GAZETA SCANNER 1

September 21, 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin tradicional “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll të Vitisë.

Haradinaj ka thënë se ky manifestim organizohet në kujtim të klerikut dhe mësuesit shqiptar, Dom Mikel Tarabulluzit.

“Sot në Stubëll të Vitisë, në djepin e arsimit shqip në Kosovë, në manifestimin tradicional “Takimet e Dom Mikelit”, i cili organizohet për 35 vjet me radhë në kujtim të klerikut dhe mësuesit shqiptar, Dom Mikel Tarabulluzit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka njoftuar se edicioni i sivjetëm i dedikohet presidentit Ibrahim Rugova.

“Në edicionin e sivjetëm, i cili i dedikohet Presidentit Ibrahim Rugova, theksova vizionin e tij për Kosovën, që me drejtësinë dhe vendosmërinë e palëkundur, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me ShBA”, është shprehur Haradinaj.