Lajme

Haradinaj për hapjen e Urës së Ibrit: Momentumet e humbura mund të ktehen të sforcuara, por me çmim të lartë

By GAZETA SCANNER 1

August 15, 2024

Ish-Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj ka thumbuar qeverinë në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit dhe IBM-së

Sipas Haradinajt, ngaqë është humbur momenumi kur diskuthej plani për zbatimin e Marrëveshjes Bazike, tashmë kjo temë mund të rikthehet e sforcuar, por me çmim shumë më të lartë.

Postimi i plotë:

Hapja e Urës së Ibrit dhe pikat kufitare me Serbinë (IBM) do të duhej të definoheshin si ‘kali para qerres’ për palën e Kosovës çysh atëherë kur diskutohej për planin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike.

NUK e kam dëgjuar asnjëherë asnjë nga liderët institucional t’a veçojnë si marrëveshje të rëndësishme e as prioritare për zbatim me aleatët tonë ndërkombëtar. Madje – nuk janë përmendur as pas agresionit të Banjskës kur të dyja këto parakushte (Ura dhe IBM) ishin dhe mbeten edhe sot vendimtare për paqe e stabilitet të përhershëm në veriun e Kosovës!

Momentumet e humbura mund të rikthehen të sforcuara, por me çmim shumë më të lartë!