LajmeSport

Haradinaj pas fitores së Gjakovës: Fitoret e ekipit tonë të artë vazhdojnë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas fitores së xhudistit, Akil Gjakova, i cili u shpall Kampion i Evropës në xhudo.

Haradinaj tha se fitoret e ekipit kosovar të artë vazhdojnë dhe e ka falënderuar Gjakovën me këtë rast.

Akil Gjakova sot u shpall Kampion Evropian në xhudo duke e mposhtur në finale izraelitin Butbul.

Kujtojmë se dje Kampione e Evropës është shpallur edhe Distria Krasniqi në kategorinë -48 kilogramë