Ballina

Haradinaj: Pagat mund t’i zhbllokojë vetëm Kuvendi, situata e krijuar është shkelje e rëndë

By GAZETA SCANNER 1

October 01, 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë, ku ka thënë se mund të zhbllokohen vetëm nga Kuvendi.

Haradinaj ka thënë se rrugëdalja e vetme është thirrja me urgjencë e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do të bëhej amandamentimi i Ligjit për shërbyesit civilë, që do të mundësonte një zgjidhje të menjëhershme. Haradinaj ka thënë se AAK do ta kërkojë këtë qysh sot.

“Çdo përpjekje tjetër, jo vetëm se është shkelje ligjore, por edhe keqpërdorim i të drejtës së patjetërsueshme që mbi 80 mijë njerëz të realizojnë të drejtën e tyre në pagë”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Pagat që i bllokoi qeveria, mund t’i zhbllokojë vetëm Kuvendi

Situata e krijuar me mosrealizimin e pagave për sektorin publik, është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe shpërfillje e skajshme e mijëra punëtorëve të këtij sektori.

Kjo çështje kërkon zgjidhje urgjente.

Rrugëdalja e vetme është thirrja me urgjencë e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhej amandamentimi i Ligjit për shërbyesit civilë, që do të mundësonte një zgjidhje të menjëhershme, gjë që Aleanca do ta kërkojë qysh sot.

Çdo përpjekje tjetër, jo vetëm se është shkelje ligjore, por edhe keqpërdorim i të drejtës së patjetërsueshme që mbi 80 mijë njerëz të realizojnë të drejtën e tyre në pagë.