Lajme

Haradinaj nga Prekazi: Lavdi dhe respekt për familjen Jashari dhe për të gjithë të rënët që ranë për lirinë e Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

February 16, 2024

Në prag të përvjetorit të 16-të të pavarësisë së Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar në Prekaz për ta vizituar familjen Jashari.

Përveç takimit, ai ka bërë edhe homazhe te kompleksi “Adem Jashari”.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se liria e shteti ynë i ka rrënjët pikërisht aty ku kulmuan ato përpjekje të pareshtura, në Prekazin legjendar.

Ai po ashtu thotë se në këtë ditë të veçantë, “vazhdojmë të përforcojmë më shumë se kurrë përkushtimin tonë ndaj vlerave të lirisë, për të cilën familja Jashari dhe shumë të tjerë janë sakrifikuar. Duhet të angazhohemi pareshtur në forcimin e shtetësisë sonë duke qenë në rresht me aleatët tanë në krye me ShBA, si anëtare e NATO-s”.