Lajme

Haradinaj: Nëse kthehemi në status-quo, mund të kemi sulme dhe rreziqe të reja

By GAZETA SCANNER 1

October 28, 2023

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk duhet t`i zhgënjejë aleatët në procesin e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se në këtë proces Kosova duhet të zbatojë obligimet që ka marrë në dialog.

Në një intervistë për “Ekonomia Online”, Haradinaj ka thënë mospërmbushja e këtyre obligove do t`i shkaktonte probleme të mëdha Kosovës.

Ajo që ka ndodh të enjten është që Kurti edhe Kosova me Amerikën e evropianët me i zbatuar ato që ka ra dakord Kosova, mos me prit Serbinë, mos me u marr me Serbinë vetëm me u marrë me amerikanët dhe ta hapin kontratën në NATO. Pra kjo na intereson neve, kontrata për NATO. Ekziston varianti i dytë që është tepër i rrezikshëm për neve, që Kurti kur të kthehet këtu që me ra në presion të kolegëve të tij edhe mos me vazhduar me zbatim. Me pas pretekst që nuk e ka nënshkrua ai (Vuçiqi) edhe me na mbajt në status-quo. Nëse kthehemi në status-quo, sigurisht se mund të ketë sërish sulme dhe sigurt se do të kemi rreziqe të reja. Pra është tepër me rëndësi që mos me e kthyer prapa por me e marr guximin me dërguar përpara”, ka thënë Haradinaj.