Lajme

Haradinaj në takim me ministrin e Danimarkës, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

February 12, 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

Haradinaj e ka falënderuar ministrin Hummelgaard për rolin konstruktiv të Danimarkës, e cila gjithmonë, sipas tij, ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në proceset euroatlantike dhe proceset e tjera shtetndërtuese.

Kreu i AAK-së ka kërkuar që partneriteti mes dy vendeve të thellohet dhe zgjerohet edhe më tutje.