Ish-kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me bashkëpunëtorë bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për nderë të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Haradinaj tha se janë në vendin e shenjtë të shqiptarëve dhe se do të përulen çdo herë me respekt.
“Të vetëdijshëm se sa e shtrenjtë është liria po ashtu do të kujdesemi, të veprojmë që ta mbrojmë lirinë e ta forcojmë Kosovën. Lavdi të rënëve për liri”, ka thënë Haradinaj.