Lajmest-slider

Haradinaj: Mini-shengeni do ta heqë taksën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka reaguar sot kryministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë sot se Kosova ka gabuar që nuk ka marrë pjesë në takimin e Mini –shengenit, në takimin e tretë të Mini-shengenit Ballkanik, që po mbahet në Tiranë.


Haradinaj në një konferencë për media ka sqaruar arsyet se pse Kosova nuk është pjesë e këtij Mini-Shengeni Ballkanik dhe, sipas tij, në interes të Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian e jo në nisma të tilla rajonale siç është Mini-Shengeni Ballkanik, qëllimi i vetëm i të cilit është heqja e taksës ndaj mallrave serbe.

“Ne jemi të interesuar për Shengen, në këtë rast për Bashkimin Evropian, kryeqytetin e Brukselit. Mini-Shengeni e ka vetëm një qëllim, atë për ta hequr taksën”, ka thënë Haradinaj.

Në takimin e tretë të Mini-shengenit Ballkanik, që po mbahet në Tiranë, po marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti malazez Milo Gjukanoviq,.