Lajme

​Haradinaj: Marrëdhëniet me Izraelin janë të një rëndësie të veçantë

By GAZETA SCANNER 1

December 20, 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë tradicionale të ndezjes së qirinjve të festës së Hanukkah, me ftesë të ambasadores së Izraelit në Kosovë, Sh.S. Tamara Ziv.

Haradinaj tha se Kosova dhe Izraeli janë popuj që ndajnë histori të cilët mes dhimbjeve e gjenocidit, gjetën shpresë, fuqi e dritë.

“Me ftesë të ambasadores së Izraelit në Kosovë, Sh.S. Znj. Tamara Ziv, mora pjesë në ceremoninë tradicionale të ndezjes së qirinjve të festës së Hanukkah.

Marrëdhëniet me Izraelin janë të një rëndësie të veçantë e strategjike. Kosova dhe Izraeli janë popuj që ndajnë histori të cilët mes dhimbjeve e gjenocidit, gjetën shpresë, fuqi e dritë.

Njohja nga Izraeli vazhdon të mbetet kryelajmi i politikës sonë të jashtme tash e 2 vjet. Shembulli i zhvillimit të Izraelit duhet të jetë inspirim për Kosovën tonë.

Chag Urim Sameach”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.