Lajmest-slider

Haradinaj, Kurti të gjejë formulën për qeverisje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka folur për zhvillimet e fundit rreth krijimit të Qeverisë së re.

Haradinaj ka thënë se është përgjegjësi e fituesit të zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurtit , që të gjejë formulën për krjijimin e institucioneve të vendit.

Ndërkaq, i pyetur për çështjen e presidentit, shef i AAK, ka thënë se partia e tij nuk ka ndonjë pikëpamje për diskutimet e fundit të partive për këtë çështje.

“Ne jemi parti opozitare, Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës. Nuk jemi pjesë e bisedave të LDK dhe LVV, barra bien  mbi mandatarin të krijojë Qeverinë. Ata duhet të gjejnë alternative për qeverisje. Barra është te partia fituese dhe ne si Aleancë nuk obligohemi nga diskutimet e dy partive. Nuk kemi pikëpamje për këtë temë, për çështjen e Presidentit dhe kryeministrit”, ka thënë Haradinaj.