Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me rastin e 25-vjetorit së rënies së heronjve, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, ka bërë homazhe te varret e heronjve të kombit në Velani.
Sipas Haradinajt, për figurën e Ilir Konushevcit ka thënë se është një prej më të rëndësishmëve në themelimin dhe ngritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkaq rënia e tij sipas Haradinajt, është fundament i shtetit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Figura e Gjeneral Major Ilir Konushevcit është një prej më të rëndësishmëve në themelimin dhe ngritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkaq rënia e tij si fundament i shtetit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai është modeli i një studenti që u kthye në arterie të furnizimit me armatim në luftën për liri dhe shembulli më i mirë se si një djalë i ri në rrethana shumë të vështira u rreshtua drejt në mbrojtje të atdheut. Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, ranë së bashku për ta dëshmuar dhe lartësuar një komb dhe një atdhe”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Sot nderuam figurat emblematike të lirisë sonë, Gjeneral Major Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj.
Figura e Gjeneral Major Ilir Konushevcit është një prej më të rëndësishmëve në themelimin dhe ngritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkaq rënia e tij si fundament i shtetit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ai është modeli i një studenti që u kthye në arterie të furnizimit me armatim në luftën për liri dhe shembulli më i mirë se si një djalë i ri në rrethana shumë të vështira u rreshtua drejt në mbrojtje të atdheut.
Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, ranë së bashku për ta dëshmuar dhe lartësuar një komb dhe një atdhe.
Lavdi!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=795417191949631&id=100044440716038&mibextid=Nif5oz