8.3 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Haradinaj i përgjigjet Abazoviqit, thotë se demarkacioni nuk përfundohet vetëm nga një palë

- Advertisement -

Ramush Haradinaj derisa e ka uruar kryeministrin e Malit të Zi për marrjen e përgjegjësisë së re, ka thënë se çështja e demarkimit të kufirit kryhet atëherë kur ka përputhje midis dy parlamenteve.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa e ka komentuar deklaratën e kryeministrit aktual të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili ka thënë se çështja e demarkacionit është e përfunduar, ka thënë se e njëjta nuk kryhet nga një palë.

Haradinaj derisa e ka uruar kryeministrin e Malit të Zi për marrjen e përgjegjësisë së re, ka thënë se çështja e demarkimit të kufirit kryhet atëherë kur ka përputhje midis dy parlamenteve.

“Nuk kryhet kufiri prej një palë, duhet ta kuptojmë këtë, nuk ka kufi që kryhet njëanshëm.  Vetëm kur përputhet se kanë votuar dy parlamentet, vetëm atëherë thuhet se është punë e kryer. Çka kanë votuar ata ne fare nuk merremi, është njëra e palë, por pala jonë e Kosovës ka votuar tre dokumente në të njëjtën kohë”, është shprehur Haradinaj në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini.

Sipas tij, hapi i radhës është komisioni, i cili duhet të dalë të shënojë kufirin sepse siç thotë Haradinaj, Kosova ka të drejtë të shënojë kufirin vetëm për atë se çka ka votuar vetë dhe jo Mali i Zi.

“Kjo nëse nuk ka mirëkuptim atëherë kalojmë në etapën tjetër, nëse kryeministri i Malit të Zi nuk dëshiron të hapë çështjen që kemi votuar ne, atëherë kjo na obligon neve që të shkojmë më tutje”, shtoi ai.

Ndërkohë, ish-kryeministri Haradinaj teksa ka vlerësuar vizitën e tij në SHBA si të suksesshme, Haradinaj ka thënë se po mungon iniciativa e Qeverisë së Kosovës për komunikim bilateral me Departamentin e Shtetit.

“Takimi ka ndodhur në kanale zyrtare, biseda atje ishte pikërisht në nivele zyrtare. Mendoj që mungon iniciativa e qeverisë për një komunikim direkt e bilateral me Departamentin e Shtetit. Komunikimi çfare po ndodhë sot që të takohemi me kongresmenë, kjo është një natyrë tjetër e marrëdhënieve, por komunikimi zyrtar dihet si funksionon, adresa e parë për të hyrë në Amerikë është realisht në këtë rast Departameniti i Shtetit. Jam i habitur nga Kurti e Qeveria pse nuk ka ndodhur”, shtoi ai. /Portali D/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit