Lajme

Haradinaj flet për shpërndarjen e Kuvendit: Osmani eventualisht të ftojë partitë politike

By GAZETA SCANNER 1

March 22, 2024

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, është deklaruar për “ofertën” e kryeministrit Albin Kurti për mundësinë e mocionit të mosbesimit ndaj tij.

Haradianj ka treguar se AAK-ja ka kohë që ka kërkuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Tutje, Haradinaj ka kërkuar që presidentja Vjosa Osmani të thërrasë eventualisht në takim partitë politike për të diskutuar ndryshimin e kursit të kryeministrit.

“Aleanca ka kohë që ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë, mirëpo Kryeministri jo vetëm që e ka kundërshtuar por është kujdesur të na e kujtojë se kur është afati i zgjedhjeve të rregullta. Tash paska dalë me kërkesë që të bashkohet me opozitën për ta shpërndarë Kuvendin. Çka ka ndryshuar në ndërkohë!? A është Presidentja e vendit në dijeni për këtë ndryshim kursi të Kryeministrit. Shpërndarja e Kuvendit duhet të jetë rezultat i një konsensuesi politik. Presidentja duhet të deklarohet për këtë çështje dhe eventualisht të thërrasë në takim partitë politike, për ta diskutuar këtë ndryshim kursi të Kryeministrit”, ka shkruar Haradinaj.