Lajme

Haradinaj e fton për përballje publike Maqedoncin: Nëse ai ka vullnet të më demantojë, le të vi në studio

By GAZETA SCANNER 1

November 03, 2024

I ftuari i radhës në Reel Talk me Maxhunin në Periskopi, ka qenë Daut Haradinaj nga AAK. 

Ai ka folur për skandalin me mungesën e ushqimit për  FSK’në.

“Është lajm shumë i keq skandali për mungesë të ushqimit, sa që është dashur dikush të jep dorëheqje. Ushtrinë është që secili me kursy, se nuk është që s’kem informata. Nuk kem pas dëshirë me ataku ushtrinë. Ministri është mirë mos me bë reagime publike, nëse ai ka vullnet mem demantu le të vi në studio dhe flasim”, tha Haradinaj.