Lajme

Haradinaj bashkë me veteranë të UÇKsë në garën e shenjtarisë, në nderim të “Epopesë së Dukagjinit”

By GAZETA SCANNER 1

March 23, 2024

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë sot pjesë në Garën e Shenjtarisë, bashkë me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haradinaj ka publikuar fotografi nga ky event, derisa ka treguar se po mbahet në nderim të Epopesë së Dukagjinit.

“Me veteranët e UÇK-së, në Garën e Shenjtarisë e cila mbahet në nderim të Epopesë së Dukagjinit”, ka shkruar Haradinaj.