Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të nderpresë procedurën për rrëzimin e kryetarëve të katër komunave veriore.
Haradinaj ka thënë se rruga e duhur për shkuarjen në zgjedhjet të reja në ato komuna është dorëheqja e kryetarëve të zgjedhur më 23 prill të këtij viti.
“Albin, ndërpreje procedurën e rrëzimit të kryetarëve në komunat veriore me peticion. Vazhdo me një strategji të re, me dorëheqjen e kryetarëve. Ashtu do të binden edhe aleatët se je për zgjidhje, e jo për kriza të reja në veri të vendit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri është pjesë e marrëveshjes për destabilizimin e situatës në atë pjesë të Kosovës, pasi në zgjedhjet e prillit serbët nuk morën pjesë dhe kështu në ato katër komuna të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq ) u zgjodhën katër kryetarë shqiptarë.