Ballina

Haradinaj akuzon Kurtin për dështimin në KiE: Eksperimentet e tij po e dobësojnë subjektivitetin e shtetit

By GAZETA SCANNER 1

May 17, 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për votim në Këshillin e Ministrave, është dështim i madh.

Ai këtë dështim, ia ka faturuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

“Mospërfshirja e Kosovës për votim në Këshillin e Ministrave, është dështimi më i madh i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ky dështim i faturohet një njeriu e ai është, Albin Kurti. Eksperimentet e tij, jo vetëm që e kanë dëmtuar rëndë imazhin e vendit, por po e dobësojnë edhe subjektivitetin e shtetit.” – ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai u ka bërë thirrje shteteve të Bashkimit Evropian që mos t’i ndëshkojnë qytetarët e Kosovës.

“U bëj thirrje shteteve të BE-së, të mos i ndëshkojnë qytetarët dhe shtetin e Kosovës, për shkak të papërgjegjësisë dhe mungesës së seriozitetit të një njeriu, por të na e shtrijnë dorën e t’na e hapin rrugën e integrimit.

Ne rrugë tjetër nuk kemi!” – ka shkruar ai.