Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po dëshmohet si subjekti politik me mbështetjen më të fuqishme nga bashkatdhetarët tanë në Gjermani.
Kështu shprehet kreu i kësaj partie politike, Ramush Haradinaj në një postim në Facebook.
“Diaspora jonë ndërlidhet me çdo etapë historike të Kosovës dhe vazhdon edhe sot të jetë forcë e atdheut. Ata kanë një adresë, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e cila po fuqizohet çdo ditë falë punës së shkëlqyer të strukturave të saj, sikurse këtu në Gjermani, ku Ukë Blaka me bashkëpunëtorë Aleancën e kanë shndërruar në forcën kryesore politike”, shkroi Haradinaj.
“Shpagimi më i mirë për kontributin e tyre të çmueshëm është ndërtimi i një Kosove të fortë politikisht dhe ekonomikisht, të anëtarësuar në NATO, si kontribuse e paqes, që fuqizon kështu edhe njerëzit e saj kudo në botë”.