Lajme

Hapsana daneze – Burgu po ngec, Kosova “humb” 210 milionë euro

By GAZETA SCANNER

December 01, 2024

Shpejt e pranuan, por ngadalë e miratuan.

Tek tri vjet pasi u vendosen nënshkrimet për depërtimin e 300 të burgosurve nga Danimarka për vuajtje të dënimit në Kosovë, traktati i bashkëpunimit 10-vjeçar kaloi në Kuvend, raporton Klan Kosova.

Por, as kjo nuk i solli apriori të dënuarit në Kosovë.

Duhet bërë edhe investime siç i ka kërkuar shteti danez, andaj 1.3 milionët e ndarë për këtë vit veç u barten për 2025.

E dikush po kërkon më shumë seriozitet në këtë çështje që ia sjellë 210 milionë Kosovës.

Edhe transparenca po thuhet se po mungon.

Në Qendrën për Rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës që monitorojnë burgjet duan të dinë ku do të shkojnë të paraburgosurit që janë tash në Gjilan.

Pasi numri i tyre po thonë se është në rritje, këta druajnë se ata që transferohen nga këtu nuk do të trajtohen mirë.

Pikërisht për çështjen e të drejtave të të dënuarve, Organizata e Kombeve të Bashkuar në Kosovë ka deklaruar ditë më parë se marrëveshja për burgjet rrezikon të drejtën për mosdiskriminim, jetën familjare dhe shëndetin.