Lajme

Hapja e kapitujve për anëtarësim në BE, Hoti: Ka dy vite që nuk ka mbledhje të dy qeverive shqiptare

By GAZETA SCANNER 1

October 16, 2024

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se hapja e kapitujve për anëtarësim në BE e Shqipërisë është një arritje e rëndësishme për të gjithë shqiptarë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në anën tjetër ka dy vite që s’ka mbledhje të përbashkëta mes dy qeverive shqiptare.

“Shqipëria hapi kapitujt për anëtarësim në BE. Kjo është arritje e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqiptarët. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO i ka vendosur gjithë shqiptarët në rajon nën mbrojtjen e NATO-s. Me anëtarësimin e Shqipërisë në BE fuqizohemi politikisht dhe ekonomikisht.

Urime Shqipërisë, Qeverisë së Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve! Në anën tjeter, ka dy vite që nuk ka mbledhje të përbashkëta të dy Qeverive për të avancuar më tutje harmonizimin e politikave ekonomike e sociale, arsimore e shëndetësore, ambientale, energjetike e infrastrukturore”, shkruan Hoti.