Lajme

Hapja e ambasadës në Kolumbi, Pacolli: Kisha nderin ta nënshkruaj aktin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike

By GAZETA SCANNER 1

November 27, 2024

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka komentua hapjen e ambasadës së Republikës së Kosovës në Bogota.

A ka vlerësuar se është inkurajuese të shohësh Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e hapur ambasadën e shtetit të Kosovës në Kolumbi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në vitin 2019 ka pasur nderin të nënshkruaj aktin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve.

“Është inkurajuese të shohim Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke hapur Ambasadën e Kosovës në Bogota, një hap që forcon vazhdimësinë e politikës sonë të jashtme me shtetet mike të Kosovës. Në vitin 2019, pata nderin të nënshkruaj aktin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me homologun tim kolumbian, Carlos Holmes Trujillo”, ka shkruar Pacolli.