Botë

Hapen votimet e raundit të dytë zgjedhor në Francë

By GAZETA SCANNER 1

July 07, 2024

Raundi i dytë zgjedhor ka nisur në Francë, ku për herë të parë e djathta e skajshme e Marine Le Pen dhe Jordan Bardella kanë pasur shans real për të fituar dhe qeverisur me Kuvendin Kombëtar të Francës, raportoi BBC-ja.

Votimet kanë nisur nga ora tetë e mëngjesit, ndërsa pasqyrat e para të rezultateve bëhet e ditur se do të shpalohen pas 12 orësh.

Cilido qoftë rezultati, është e vështirë të shohësh Presidentin Emmanuel Macron të dalë nga ky pus. Katër javë më parë, ai tha se ishte zgjidhja përgjegjëse për të thirrur një votim të parakohshëm në përgjigje të fitores së RN në zgjedhjet evropiane, minuta pasi lideri 28-vjeçar i partisë Jordan Bardella e sfidoi atë për ta bërë këtë. Zgjedhjet me dy raunde erdhën si një tronditje për një vend që po përgatitej për fillimin e Lojërave Olimpike të Parisit më 26 korrik. Siguria ishte tashmë e rreptë dhe tani 30,000 policë janë vendosur për një periudhë tensioni të shtuar politik”, shkroi BBC.