Lajme

Hapat e fundit: Sot KQZ-ja miraton fletëvotimin, nesër fillon votimi me postë jashtë Kosovës

By GAZETA SCANNER

January 08, 2025

Kanë hyrë në fazën e fundit përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Pas shortit me numra për renditjen e partive politike, sot KQZ-ja do ta miratojë dizajnin e fletëvotimit.

Më 9 shkurt, pra nesër, do të fillojë votimi me postë jashtë Kosovës.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, më 8 janar, KQZ do të shqyrtojë dhe miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Pasi KQZ të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës. Gjithashtu, miratimi i fletëvotimit mund t’iu shërbejë edhe subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore, e cila fillon zyrtarisht më 11 janar”, ka deklaruar ai.

Është hedhur shorti për renditjen e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë numrin 118, PDK-ja numrin 131, LDK-ja numrin 124 kurse koalicioni AAK-NISMA numrin 137.

Këta janë numrat e disa prej partive politike:

VV – 118

PDK – 131

LDK – 124

AAK – NISMA – 137

Koalicioni për Familjen – 129

Partia e Ashkalinjëve për Integrim – 123

Demokracia Serbe – 116

Lista Serbe – 112

Ynekilici Turk – 130

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – 114

PDAK – LPB – 125

Gradanjska Iniciativa – 126

Nasha Bosnjaska Koalicia – 121

Parita kosovksi srba – 120

Srpski narodni proket – 133

Me kë garojnë në maja të listave të tyre partitë?

Vetëvendosja në top pesëshen e partisë ka vendosur kandidatin e saj për kryeministër, Albin Kurtin, për të vazhduar me figura kyçe partiake si Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, Avni Dehari e Albulena Haxhiu.

Gjer më tash Vetëvendosja nuk ka paraqitur program zgjedhor, ndërsa ka proklamuar kryesisht nëpër tubime atë që e përkufizojnë si shtrirje sovraniteti dhe luftim korrupsioni.

Lidhja Demokratike e Kosovës në top pesëshen e saj ka përfshirë kandidatin e saj për kryeministër, Lumir Abdixhikun, ndërsa ka vijuar me Kujtim Shalën, Doarsa Kica-Xhelilin, Lutfi Hazirin e Gazmend Muhaxherin.

LDK qe kohë ka paraqitur programin e saj të quajtur “Rruga e Re” ku kryesisht përfshihen zotime e plane për investime të mëdha infrastrukturore e kapitale.

Partia Demokratike e Kosovës garon me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër, për t’u përcjellur me Memli Krasniqin, Vlora Çitakun e Enver Hoxhajn.

PDK ka botuar muaj më parë programin e saj qeverisës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës garon bashkërisht me Nismas Sociale Demokrate dhe një seri koalicionesh me parti të vogla.

AAK synon, siç e quajn ata, anëtarsëimin e Kosovës “direkt në NATO”.