Trajneri Hansi Flick është i lumtur me punën që po bëhet te Barcelona, por e ka bërë të qartë se e duan një lojtar që mund t’ua fitojë ndeshjet.
Barcelona synon që të rivalizojë me Real Madridin pasi e mbylli një vit pa trofe, ndërsa shkarkuan Xavi Hernandezin duke e zëvendësuar me Flick, i cili kishte fituar tripletën sa ishte pjesë e Bayernit.
Flick ka dhënë intervistë për “Marca”, duke komentuar rrugëtimin që po bën te Barcelona, ku në përgjithësi ka mbetur i kënaqur.
“Na duhet një lojtar që mund ta fitojmë ndeshjet, por edhe kemi lojtarë të rinj të cilët duhet t’i ndihmojmë që të përmirësohemi”.
“E kam ndjerë pasionin që nga dita e parë që erdha këtu. Tifozët, të gjithë, presidenti, të gjithë këtu kanë pasion. Duam të japim gjithçka për ta vendosur klubin në tjetërnivel. Do të bëjmë gjithçka për t’i fituar të gjitha trofetë”.
Ndër të tjera, Flick falënderoi akademinë e La Masia që bën punë të jashtëzakonshme në ngritjen e nivelit të talentëve.
“Çfarë kam parë në stërvitjen e parë është e pabesueshme. Duhet të falënderoj La Masia për këtë sepse mënyra si po i rrisin talentët është mahnitëse. Kualiteti që na sjellin është i shkëlqyer”.
“Është mirë këtu, po përmirësohen. Iu kam thënë “Dua kualitet, intensitet dhe koncentrim në të gjitha stërvitjet” dhe janë duke e dëshmuar 100 për qind”.