Këshilla mjekësore

Hani sa më shumë rrush në vjeshtë

By GAZETA SCANNER

September 22, 2024

Një nga frutat më të shëndetshme dhe me më shumë dobi për organizmin është rrushi.

Nuk ka rëndësi gjinia apo mosha juaj, konsumimi i rreth 250 gramëve rrush në ditë do t’ju bënte shumë mirë, thonë studiuesit.

Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçi, normalizon rrahjet e zemrës dhe ulë rrezikun e kancerit.

Gjithashtu, për shkak të sasisë së madhe të antioksidantëve që përmban, rrushi është armiku kryesor i rrudhave, si dhe lufton aknet. Këto efekte në organizëm i kanë të gjithë llojet e rrushit, pavarësisht ngjyrës.