Këshilla mjekësore

Hani qepë, ja përfitimet

By GAZETA SCANNER 1

August 02, 2024

Qepët kanë nam të keq për shkak të efektit të tyre në erë të gojës, por kjo nuk është e vetmja pjesë e trupit ku qepa ka efekt.

Qepët përmbajnë enzime të fuqishme që luftojnë kancerin; konsumimi i qepës ka treguar të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostatës dhe të ezofagut, e gjithashtu është i lidhur me zvogëlimin e vdekshmërisë nga sëmundja koronare e zemrës.

Hulumtimet sugjerojnë se qepa gjithashtu ndihmon duke mbrojtur stomakun nga kanceri.

Qepët përmbajnë sulfide që ndihmojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut dhe kolesterinës e gjithashtu përmbajnë edhe peptide, që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të eshtrave, duke stopuar humbjen e kalciumit dhe të mineraleve tjera të eshtrave.