Rozë

Hana me mbi 300 mijë ndjekës në Instagram, Mozzik tregon të vërtetën: Unë nuk e doja diçka të tillë

Këngëtari i njohur shqiptar, Mozzik ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në  emisionin e Luana Vjollcës në premierën e emisionit “Shiko Kush LUAN”. Gjatë emisionit reperi performoi disa nga HIT-et e tij më të pëlqyera nga albumi i tij “Mozzart”, ku ndër to ishte dhe “HANA”, kënga që i kakushtuar vajzës së tij.

Pak para performancës së reperit, Luana  i dedikoi një intervistë në lidhje me Hanën duke bërë që Mozzik të emocionohej shumë gjatë kohës që flitej për të bijën.

Një ndër pyetjet lidhje edhe me faktin se Hana ka shumë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram pavarësisht se nuk ka mbushur akoma 2 vjeç.

 Si ka mundësi që i keni hapur instagram dhe ka më shumë folloëers se shumë artistë të tregut aktual?

Reperi tha se ai nuk ka dashur që Hana të ketë një llogari në Instagram, por ka qenë Loredana, e ëma e vajzës së tij ajo që ia ka dashur dhe ia ka hapur llogarinë në Instagram.

Kujtojmë se llogaria e Hanës në Instagram ka vërtet shumë ndjekës, ku në bazë të tyre mund të quhet bebi më i famshëm shqiptar në Instagram.