Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, tha se ai është “në garë për të fituar”, teksa kujtoi se sondazhet nuk duhen marrë çdoherë si të mirëqena duke iu referuar sondazheve për zgjedhjet e fundit presidenciale në ShBA.
“Unë jam në garë për të fituar. Unë besoj në fitore. E di që ka pasë situata ku njerëzit kanë pasur vlerësime të ndryshme. Tash kohëve të fundit, pavarësisht avancimit të shkencës, të digjitalizimit, prapë po rezulton që sondazhet, ndonjëherë, nuk po e thonë të vërtetën.
Duke iu referuar zgjedhjeve në ShBA, Hamza tha se ndonëse njihet si vendi më i avancuar, “sondazhet në ShBA rezultuan se nuk kishin një parashikim të saktë.” – tha ai.