Bedri Hamza në emisionin e debatit ‘Rubikon’, u pyet edhe lidhur me presidentin Thaçi, Veselin dhe të tjerët që ndodhen në Hagë.
Ai thotë se shteti nuk po iu del në ndihmë, ndërkohë që ‘po i mungojnë shtetit të Kosovës’.
“Besoj në pafajësinë e tyre. Nuk është lehtë as për ta, as për familjet e tyre por nuk është lehtë aspak për neve. Po i mungojnë shtetit të Kosovës, kjo po shihet. Nuk e kanë përkrahjen në nivelin e duhur nga shteti. Me ta nuk kam folur për kandidaturën time sepse ata e kanë situatën e vetë. Uroj që kjo të përfundojë sa ma shpejt”, tha Hamza.