Në njëzet e pesë vjetorin e nisjes së fushatës ajrore të NATO-s për të ndalur spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza është shprehr “përjetësisht mirënjohës” ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Reagimi i Hamzës:
25 vjet më parë, në kohën kur çdo ditë ishte një betejë për lirinë tonë, aleanca më e fuqishme ushtarake në botë, NATO filloi bombardimet kundër Serbisë dhe në mbrojtje të Kosovës dhe popullit tonë liridashës!
Për ne është shembulli më i qartë se bashkëpunimi dhe besimi në vlerat demokratike janë thelbësore për një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Përjetësisht mirënjohës! Faleminderit, NATO!