Lajme

Hamza për homazhe në Abri të Epërme: Plagët e luftës ende janë të hapura

By GAZETA SCANNER 1

September 26, 2024

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë homazhe në Abri të Epërme.

Ai ka thënë se plagët e luftës ende janë të hapura, përderisa drejtësia nuk e ka thënë fjalën e vetë.

Postimi i plotë në Facebook:

Sot i kujtuam dhe nderuam 23 martirët e familjes Deliu në Abri të Epërme. Fëmijë, gra e të moshuar u masakruan mizorisht në shtatorin e vitit 1998 nga forcat serbe në këtë fshat të Drenicës. Ishin të pafajshëm, por deri më tash askush nuk është dënuar për vrasjen e tyre. Plagët e luftës ende janë të hapura dhe dhimbja për më të dashurit tanë vazhdon të jetë e madhe.

Themelet e shtetit janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve. Sakrifica e tyre na obligon të punojmë pareshtur për një Kosovë më të zhvilluar, ku gjeneratat e reja të mund të jetojnë më mirë, me dinjitet dhe në paqe.