Kandidati për kryeministër i PDK, Bedri Hamza, ka njoftuar se gjatë qëndrimit në ShBA ështē takuar me Këshillin Atlantik, një nga organizatat më të rëndësishme në Washington, D.C
“Aleatët dhe miqtë e Kosovës janë të shumtë në kryeqytetin e Amerikës dhe të botës së lirë. Plani im për qytetarët e Kosovës është i qartë dhe i fokusuar në rritjen ekonomike, rritjen e pagave dhe përmirësimin e mirëqenies. Këto objektiva të përbashkëta mund të arrihen vetëm në bashkëpunim me miqtë e aleatët dhe jo nëse izolohemi nga bota”, ka shkruar Hamza, transmeton Scanner.
Postimi i plotë:
Sapo përfundova një takim përmbajtësor në Këshillin Atlantik, një nga organizatat më të rëndësishme në Washington, D.C. Pata nderin të bashkëbisedoj hollësisht me Ambasadorin Daniel Fried, i cili ishte Ndihmës Sekretar i Shtetit kur Kosova shpalli pavarësinë, si dhe me eksperten e lartë për NATO-n, Rachel Rizzo. Ne biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe për hapat që duhet të ndërmarrë Qeveria e ardhshme për ta kthyer vendin në rrugën e anëtarësimit të shpejtë në NATO.
Aleatët dhe miqtë e Kosovës janë të shumtë në kryeqytetin e Amerikës dhe të botës së lirë. Plani im për qytetarët e Kosovës është i qartë dhe i fokusuar në rritjen ekonomike, rritjen e pagave dhe përmirësimin e mirëqenies. Këto objektiva të përbashkëta mund të arrihen vetëm në bashkëpunim me miqtë e aleatët dhe jo nëse izolohemi nga bota.
https://www.facebook.com/share/p/GkWgnZSDXStUcnQn/?mibextid=oFDknk