Ballina

Hamza: Në qeverisjen time prioritet i politikës së jashtme do të jetë forcimi i subjektivitetit shtetëror

By GAZETA SCANNER 1

August 29, 2024

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka treguar se në takim me përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe rajon.

Ai ka bërë me dije se PDK-ja ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë e përkushtuar që në koordinim të plotë me partnerët të sigurojë paqen dhe sigurinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se prioritet i politikës së jashtme në qeverisjen e tij do të jetë forcimi i subjektivitetit shtetëror të Kosovës.

“Sot kishim një takim të frytshëm me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të cilin diskutuam për zhvillimet politike në vend e rajon. Si subjekt politik, kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi të përkushtuar, që në koordinim të plotë me partnerët tanë ta forcojmë paqen dhe sigurinë në tërë rajonin tonë. Ndërsa, si kandidat për kryeministër, prioritete të politikës së jashtme në qeverisjen time do të jenë forcimi i subjektivitetit shtetëror, normalizimi i raporteve ndërfqinjësore, përafrimi i vendeve të rajonit dhe integrimi euroatlantik. Në rrugën evropiane të Kosovës është jetike përkrahja e Gjermanisë dhe me përkushtim të palëkundur do ta ruajmë partneritetin me të gjithë aleatët tanë”, ka shkruar Hamza.