Ballina

Hamza me premtim të madh: Pagat e pensionet do të rriten shumë

By GAZETA SCANNER 1

May 30, 2024

Kandidati për Kryeministër nga rradhët e PDK-së, Bedri Hamza ka deklarauar se pagat e pensionet do të rriten shumë, kur ai të jetë në krye të qeverisë.

Këtë premtim, Hamza e ka dhënë në emisionin Pressing në T7, duke shtuar se do të krijohen kushte të tilla, që edhe për ndërmarrësit privat, të ketë hapsirë të përfitojnë vetë por edhe në sektorin publik të ketë rritje të pagave, pensioneve e të gjitha kategoritë e tjera që përfitojnë nga buxeti.

“Rritje të pagave nuk ka qe 10, rritja mesatare sillet rreth 5%, kjo jo që nuk rritje, por as harmonizim e as indeksm.

Unë premtoj që kanë m’u rrit shumë (pagat). Shifrën do ta them momentim e duhur, por kanë m’u rrit shumë. E jo veç pagat, edhe penzionet e të gjitha llojeve.

Deklaroj publikisht, edhe për penzionistët e moshës, edhe për kontributdhënës, edhe familjet e dëshmorëve, edhe invalidëve edhe veterantët, të gjithë që përfitojnë prej buxhetit. Mirëpo do të krijohen kushtet. Ndërsa për sektorin privat do të krijohen kushte që ata të përfitojnë vet, por do të reflektojnë edhe rritjen e pagave për të punësuar.

Do të krijojmë fond të veçantë edhe për ato të punësuar që nëse, për shkak të falimentimetit të një ndëlrmarrje humbin vendin e punës, ata do të kompnezohen për një periudhë të caktuar kohore me një përqindje të pagës së fundt. “ – ka thënë Hamza.