Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike. Në mesin e tyre është edhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.
Hamza përmes një shkrimi në Facebook tha se Demaçi do të jetë simboli i ndërgjegjës sonë kombëtare.
“Jetën e shkriu në kërkim të së drejtës sonë për liri, barazi dhe dinjitet. Shpirtin e lirë nuk ia thyen as afër tri dekada në burg.
Sot u bënë gjashtë vjet nga vdekja e tij, por emri i Adem Demaçit është i përjetshëm. Ai, përjetësisht, do të jetë simboli i ndërgjegjes sonë kombëtare”, shkroo Hamza.