Ballina

Hamza falënderon zyrtarët, qytetarët, mediat e ndërkombëtarët: Siguria duhet të jetë prioritet

By GAZETA SCANNER 1

November 30, 2024

Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër, ka shkruar një status, në të cilin ka treguar se ka vizituar rezervuarët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”.

Hamza ka falënderuar të zyrtarët që janë angazhuar në sanimin e dëmit nga sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Tutje, Hamza ka falënderuar edhe qytetarët, mediat e ndërkombëtarët.

Siguria e qytetarëve, siguria e infrastrukturës publike, ruajtja e rendit dhe rikthimi i normalitetit duhet të jenë prioritete absolute për të gjithë ne” – ka shkruar ai.