Ballina

Hamza falënderon deputetët për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

By GAZETA SCANNER 1

May 16, 2024

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka falënderuar deputetët që votuan sot në Kuvend për miratimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se është mirënjohës dhe falënderues ndaj tyre.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë të jetojnë shumë më mirë. Sot, deputetët e të gjitha partive i votuan marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat kanë ndikim konkret në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë. I falënderoj deputetët që votuan për miratimin e këtyre marrëveshjeve. Personalisht, jam mirënjohës dhe falënderues ndaj të gjithëve. Këto marrëveshje ndërkombëtare mund t’i sjellin Kosovës përfitime me miliona euro vetëm me dinamikën e punës që do ta krijojmë me qeverisjen e re. Kjo ka qenë gjithmonë bindja ime dhe është qëndrimi im i shprehur së fundmi edhe publikisht më 4 prill.  Përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve dhe interesi i vendit, ka qenë, është dhe do të mbetet misioni im i përhershëm në politikë”, ka shkruar ai,