
Tre kandidatë për deputet do t’i shohim në përballjen e tyre në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Avdullah Hoti nga LDK, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje si dhe Enver Hoxhaj nga PDK.
Por është pikërisht Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës i cili deklaroi se Hoxhaj do t’i marr mbi 170 mijë vota në zgjedhjet e parakohshme.
Gjatë debatit që po zhvillohet në Rubikon, Hamza tha se Hoxhaj do të dal si kandidat shumë i votuar në këto zgjedhje.
“Jam i bindur që cilindo opsion mbi 100 mijë vota do t’i ketë. Ka një frymë në PDK e ka strukturën e organizuar deh shtrirjen e mirë në terren dhe ka me pas rezultat të mirë në këto zgjedhje”, shtoi ai.