Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, i cili njëherit është kandidat i PDK-së për kryeministër të vendit, ka takuar kolegun e tij të partisë, gjthashtu kryetar qyteti. Agim Aliu që udhëheq me qytetin e Ferizajt, e priti Hamzën në një takim, nga siç shkruan ky i fundit, u bisedua edhe se si PDK të organizohet ër ta marrë besimin e qytetarëve për ta qeverisur vendin, çka Hamza e ka quajtur domosdoshmëri.
Postimi i plotë:
Ferizaj ishte qyteti i radhës, të cilin e vizitova sot.
Me Agimin biseduam shtruar për përgatitjet që jemi duke i bërë, për organizimin që na duhet për ta marrë besimin e qytetarëve që të qeverisim me vendin. Është domosdoshmëri që Kosovën ta rikthejmë në binarët e zhvillimit, integrimit dhe anëtarësimeve, që ta forcojmë subjektivitetin shtetëror.
Është domosdoshmëri që të depolitizohen proceset e punës, të ulen polarizimet dhe së bashku me partnerët tanë, siç jemi koordinuar gjithnjë, të ecim përpara. Kosova dhe qytetarët e saj, me patjetër duhet të lëvizin përpara, sepse mjaft kemi vendnumëruar këto vite.
Ferizaji dhe të gjitha komunat e Kosovës, në qeverisjen time do të trajtohen me investime në mënyrë të balancuar dhe asnjëra nuk do të diskriminohet nga ekzekutivi i vendit.