Lajme

Hamza: Dy pika të Marrëveshjes së Ohrit janë tërësisht të papranueshme, Kurti pranoi ofertën më të keqe

By GAZETA SCANNER 1

September 26, 2024

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në “Debat Plus”, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se janë të paktën dy pika që janë shumë problematike për Kosovën dhe rrjedhimisht të papranueshme.

Ai ka theksuar se Kryeministri Kurti ka pranuar ofertën më të keqe, meqë marrëveshja përmban Rezolutën 1244 dhe Arbitrazhin.

“Janë të paktën dy pika në këtë marrëveshje që janë të papranueshme. Rezoluta 1244 dhe Arbitrazhi. Ne nuk guxojmë të pranojmë mekanizma paralel. Kosova ka institucionet e pavarura, e ka Gjykatën Kushtetuese”, ka shtuar ai.

Hamza ka theksuar se ai vlerëson të gjitha të arriturat e çdo Qeverie, por në raport me atë çka ka premtuar, Kurti ka realizuar shumë pak.