Kandidati për kryeministêr i PDK-së, Bedri Hamza, në kuadër të takimeve me bashkatdhetarët, ka takuar diasporën në Koln të Gjermanisë, shkruan Scanner.
“Vendosmëria e diasporës për të mos kursyer asgjë për të mirën e atdheut është frymëzim për të gjithë ne. Ajo është forca kombëtare që e ka mbajtur gjallë Kosovën në kohët më të vështira”, ka shkruar Hamza, pas një tubimi madhështor.
Postimi i ploté:
Edhe bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë. Vendosmëria e diasporës për të mos kursyer asgjë për të mirën e atdheut është frymëzim për të gjithë ne. Ajo është forca kombëtare që e ka mbajtur gjallë Kosovën në kohët më të vështira.
Sot kemi nevojë që diasporën ta kemi partnere aktive në transformimin ekonomik të vendit tonë.
Angazhimi i përbashkët është çelësi për ta bërë Kosovën më të mirë dhe më të fortë!
#MaMirë për Kosovën. #MaMirë për diasporën.